Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, skuadra nga Gjibraltari eliminon Prishtinën

Prishtina ka dështuar sërish në Europë, këtë herë në mënyrë të papritur përballë skuadrës gjysmë amatore nga Gjibraltari, St. Joseph.

Pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 javën e kaluar në stadiumin “Fadik Vokrri” të Prishtinës, kryeqytetasit e Kosovës u mposhtën 2-0 në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në Gjibraltar.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në minutën e 48’ ishte qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi që la Prishtinën me 10 futbollistë, ndërsa 10 minuta më vonë edhe shoku i tij i repartit, veterani Armend Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Me dy lojtarë më pak në fushë, skuadra e Josës arriti të rezistojë deri në minutën e 75-të, kur Villar ndëshkoi portierin Visar Bekaj, ndërsa 5 minuta më vonë Juanfri shënoi golin e dytë për St. Joseph, duke vulosur fatin e kualifikimit.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, Prishtina eliminohet nga turi paraeliminator i Europa Leagues, të cilin nëse do ta kishin kaluar me sukses, do të kishin pasur mundësi të përballeshin ne eliminatore me gjigantët skocezë të Rangers.

Related posts

ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë në Katar, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Dalic

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Jo vetëm Juventus e Milan, tani edhe Interi hedh sytë te ylli i Serie A…

Delo.autor

Hidhet shorti në Kupën e Gjermanisë, njihuni me çiftet gjysmëfinaliste

Q.Autor

Leave a Comment