Futboll Seria A Sport

FLET PËR OBJEKTIVAT PERSONALE ME MILAN/ “Bomberi” Piatek: Numri 9 nuk më tremb…

Milani nuk ka shumë lojtarë të sigurtë në këto momente, por njëri prej atyre që nuk do të largohen është bomberi Kristof Piatek.

Sulmuesi polak është gati që të çojë Milanin në Ligën e Kampionëve, duke bërë punën që di të bëjë më mirë, të shënojë sa më shumë gola.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, Piontek ka folur për objektivat personal e të skuadrës si dhe numrin 9, që do të mbajë në shpinë.

“Kur mbërrita në Itali, cili ishte ai që do thoshte se do shënoja më shumë se Ronaldo? Unë dua të përmirësohem dhe të jem golashënuesi më i mirë. Unë do të bëjë gjithçka për ta arritur këtë gjë”.

Numri 9? “Jam i lumtur që e kam në shpatullat e mia. Nga 1 te 10 unë jam i lumtur 11. Numri 9 është shumë i rëndësishëm për një sulmues, më të mirët e kanë atë. Unë nuk besoj në bestytni dhe për mua ky numër është normal. Nuk më tremb. Unë gjithmonë kam arritur të pëmirësojë veten”.

Related posts

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

MILANI MBETET “THATË”/ RABIOT bën lëmsh ekipet, vendos përfundimisht për të ardhmen

Isa.Autor

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Delo.autor

Leave a Comment