Futboll Seria A Sport

HIDHET SHORTI PËR SEZONIN 2019-20/ Ndryshime në kalendarin e Serisë A, ja çfarë ka vendosur Liga Italiane

Në orën 18:45, do të hidhet shorti i Serisë A. Nga ky short do të caktohet dhe kalendari i ndeshjeve të një prej kampionateve ë të ndjekura në Europë.

Sezoni i ri i kampionatit italian do të fillojë në 24 gusht, dhe do të përfundojë në 24 maj.

Gjatë sezonit do të kemi katër pushime ndërkombëtare, gjatë fundjavave të 8 shtatorit, 12 tetorit, 17 nëntorit dhe 29 marsit.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.

Nga sezonin që vjen, Liga Italiane, me një komunikatë zyrtare ka vendosur disa ndryshime të reja me kalendarin e sezonit të ri.

-Javën e parë dhe në ndeshjet që do të luhen në mesjavë nuk do të luhen ndeshjet mes Interit, Milanit, Napolit dhe Romës, duke përjashtuar këtu derbet e Xhenoas, Romës dhe Torinos.

-Derbet e mëdha mes Interit, Juventusit, Napolit dhe Romës, do të zhvillohen në javë të ndryshme.

-Përveç ndryshimeve të përmendura në pikat e para, të gjithë të tjerët mund të përballen në javën e parë ose të fundit.

-Nuk do të ketë asnjë ndeshje të përsëritur, që do të thotë ndeshje e njëjtë dhe në rend të njëjtë (shtëpi-transfertë), në krahasim me kalendarin e sezonit që lamë pas.

Related posts

ARRIHET AKORDI ME SPONSORIN/ Manchester City firmos kontratën historike, ja shifra galopante

Delo.autor

Më shumë probleme për PSG-në: Përveç Neymarit, lëndohet edhe Marquinhos (FOTO)

Q.Autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” në kërkim të një ecurie rekord në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment