Gossip

I JEP FUND BEQARISË PA SHUMË ZHURMË/ Futbollisti i kombëtares u martua dhe askush s’mori vesh gjë (FOTO)

Futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani ka zgjedhur të martohet pa shumë zhurmë. Në fshehtësi të plotë, ai dhe partnerja e tij prej vitesh kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht kur martohet një personazh publik (fotot e dasmës qarkullojnë kudo nëpër rrjete sociale), nga ceremonia e futbollistit është vetëm kjo foto e bërë publike në Instagram.

Ai dhe bashkëshortja e tij Herolinda e veshur me të bardha teksa kërcejnë. Duket se dyshja ka dashur të sigurohet mirë që ajo ditë të jetë sa më private e mundshme dhe duke parë sa e vështirë është kjo në ditët e sotme, ja ka dalë!

Ermir Lenjani dhe partnerja e tij ndonëse prej vitesh bashkë, u fejuan në 2017-ën, për ta festuar dashurinë e tyre këtë të premte në dasmën sekrete!

 

Related posts

“E ÇMENDUR” PAS RONALDOS/ Erjona Sulejmani: Nuk do rezistoja dot nëse… (FOTO)

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Basketbollistja SEKSI “TËRBON” fansat me fotot në rrjetet sociale

Isa.Autor

BOBO VIERI I EKZALTUAR/ Costanza më bën me vajzë, jam i lumtur

Isa.Autor

Leave a Comment