Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KONTRATË 5-VJEÇARE ME ALBACETEN/ Manaj zbulon objektivat e sezonit të ri

Pas huazimit 1 vit më parë nga skuadra e Interit, sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, arriti të bindte drejtuesit e Albasetes për të blerë kartonin e lushnjarit, i cili ka formosur sot një kontratë 5 vjeçare me klubin spanjoll.

Manaj2

Në prononcimin e tij gjatë konferencës për shtyp, të organizuar me rastin e firmosjes së kontratës së re, Manaj u shpreh tepër i lumtur, duke deklaruar:

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Objektivi im vitin e kaluar ishte të arrija sa më shumë me Albaceten, këtë vit dua të qëndroj për të arritur objektivin që nuk ia dolëm në sezonin e kaluar. Klubi ka bërë një investim të rëndësishëm për mua dhe unë dua t’ia shpërblej  në fushë.

Qyteti dhe tifozët më kanë dhënë shumë përzemërsi dhe qartësisht që kjo ka ndikuar për të vazhduar aventurën. Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola e mundësisht të luaj të 42 ndeshjet”, u shpreh Manaj.

Related posts

LIVE/ “Katar 2022”: Mbyllet ndeshja Latvia-Holandë. Rezultati 0-1

Delo.autor

NIS REVOLUCIONIN NGA THEMELET/ Juventusi ofron 50 milionë euro për talentin e Serie A…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi Barzagli rikthehet sërish tek Juventus, këtë herë në rolin…

Delo.autor

Leave a Comment