Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI I KRISTI VANGJELIT/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut luan falas në Australi

Largimi i Kristi Vangjelit nga Skënderbeu në fund të sezonit nuk ishet një çudi. Por çudi ishte fakti se mbrojtësi zgjodhi të udhëtonte drejt Australisë, por jo elitës së futbollit në këtë vend. Vangjeli zgjodhi të shkonte te Adelaide Olimpik, një skuadër e cila luan në kategorinë e dytë të ndarë në kampionate rajonale.

Një klub i vogël, pa shumë histori, ndërsa kishte oferta edhe më të mira ekonomike në Europë. Por duket se aspekti ekonomik ka shqetësuar pak ose aspak Vangjelin. Sipas asaj që është mësuar, ish-futbollisti i përfaqëuseses shqiptare, aktualisht luan pa pagesë për klubin e tij të ri. Gjithçka ka lidhje me faktin se Vangjeli dëshiron që të zhvendoset familjarisht në Australi me familjen e tij për të jetuar atje dhe futbolli është mënyra më e shpejtë për të siguruar këtë gjë, ndaj ai ka shkuar këtë vit vetëm për të parë situatën.

Vangjeli ka firmosur fillimisht deri në fund të këtij sezoni atje, me shpresën që me Adelaide të bjerë në sy të skuadrave të elitës, ku dëshira e tij për të qëndruar në Australi, të kombinohett edhe me një kontratë mes klubeve profesioniste atje.

Stavros Parisos, presidenti i klubit të Adelaide i cili mbledh kryesisht futbollistë të minoriteti grek në Australi, tregon dëshirën e Vangjelit për të qëndruar atje. “Kristi dëshiron që të përjetojë futbollin australian dhe jetën këtu. Ai po e mendon seriozisht që të lëvizë të jetojë këtu bashkë me fëmijët e tij. Ai e sheh Australinë si një vend me mundësi, sidomos me kredencialet e tij futbollistike dhe njohuritë. Ai është i ndërgjegjshëm për potencialin që ka për zhvillimin e të rinjve dhe lidhjet me klubet Europiane”, shpjegoi presidenti i klubit duke bërë të qartë planin e Vangjelit për të qëndruar atje si trajner e skaut pasi të varë këpucët në gozhdë.

Related posts

Ish-trajneri i Chelsea përfundon në koma…

Sadik.Autor

KA LËNË PAS DËMTIMIN E GJATË/ Neymar rikthehet në fushë, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

Serie A / Roma “fluturon” në vendin e tretë…

Q.Autor

Leave a Comment