Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champios Qarabag-Partizani, Mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Partizani po luan takimin e kthimit ndaj Qarabag, e vlefshme për raundin e parë të UEFA Champions League.

Rezultati i barabartë, 0-0 në takimin e parë i jep shpresa të mëdha kryeqytetasve se mund të arrijnë kualifikimin në raundin e dytë në Baku.

Ndërkohë, përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, Partizani ka zbuluar edhe pamjet nga dhoma e zhveshjeve në stadiumin prej 6.500 vendesh.

Partizani ka publikuar edhe formaciomet zyrtare për takimin me Qarabag, ku bie në sy se Hakaj është konfirmuar në krahun e majtë, ndërsa Solomon ka marrë vendin e Mensah në majën e sulmit, duke kaluar në krahun e majtë Çinarin.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

Mbyllet pjesa e parë Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Qarabag dhe Partizanit në “Dalga Arena”. Një 45 minutësh mjaft i ekuilibruar, me të dy skuadrat që nuk iu futën aventurës, duke e shtyrë kualifikimin për në minutat e ardhshme.

45′ Akordohet 1 minut shtesë.

40′ Miguel Michel ndëshkohet me karton të verdhë, probleme për Solomon, por sulmuesi ngrihet në këmbë

38′ Zbritje e shpejtë e Hakaj në krahun e majtë, kombinon me Çinarin që e rikthen sërish te Hakaj, i cili ndalet në mënyrë të gabuar. Medvedev ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Nis takimi në “Dalga Arena”

Related posts

MBROJTËSI I KOMBËTARES HERO NË FRANCË/ Shpëton ekipin nga turpërimi në…

Delo.autor

Raikkonen “pushton” Amerikën, Hamiton shtyn festën për në Meksikë

Isa.Autor

JANARI I “MALLKUAR” PËR INTER/ “Demi” Lautaro humb kontrollin, tifozi i ri “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment