Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, Mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Është duke u luajtur në Letoni sfida mes Ventspils dhe Teutës e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Skuadra e Shkëmbit do të kërkojë një rezultat pozitiv në transfertë, teksa shpreson te kualifikimi për në raundin tjetër.

Ndërkohë, skuadra letoneze që sezonin e kaluar shkatërroi Luftëtarin, kërkon një tjetër sukses ndaj ekipeve shqiptare.  Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacion zyrtar për këtë përballje, teksa e vetmja surprizë mund të konsiderohet aktivizimi nga minuta e parë e Beqjas dhe lënia në stol e mesfushorit Gashi.

bandicam 2019-07-11 16-51-29-629

LIVE| VENTSPILS – TEUTA 1-0

Serihiçuk 5′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

bandicam 2019-07-11 17-30-22-349

45+2′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën, pas një harkimi nga e djathta, Beqja provon me kokë, topi shkon jashtë kuadratit.

40′ Zëvendësim te Ventspils, largohet Zhunior, vendin e tij e zë Ospinov.

33’ Progni ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit për një faull në mesfushë.

29′ Kundërpërgjigjen vendasit me autorin e golit Serihiçuk. Gjuajtja e tij brenda zonës, ndalet nga portieri Hidi.

28′ Pranë golit të barazimit Teuta. Aleksi kombinon bukur me Todorvskin, ky i fundit harkon nga e djatha për Bushiç, por në momentin e fundit largojnë mbrojtësit e Ventspils.

Bushic rast shenimi on Vidnews.

27′ Tjetër mundësi shënimi për durrsakët, gjuajtja e Aleksit në hyrje të zonës ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë.

23′ Teuta pretendon për 11-metërsh, pas një harkimi të topit nga Beqja, Progni devijon me kokë dhe pretendon për prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

21′ Goditje dënimi për Teutën, Kuru provon me të majtën, topi përfundon mbi traversë.

18′ Minuta të qeta, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

10′ Teuta provon të kundërpërgjigjet. Kallaku harkon nga e majta drejt zonës, por topi grushtohet nga portieri Makhnovski.

5′ GOL VENTSPILS 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesit Serihiçuk, i cili me një kthesë të bukur brenda zonës mposht portierin Hidi. 

2’ Kallaku provon me një gjuajtje ballore, topi përfundon në duart e portierit.

1′ Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

VENTSPILS: Makhnovski, Alcenat, Batista, Mamah, Mçedlishvili, Zhunior, Kazoçks, Villela, Ulimbasevs, Tosin, Seriçuk. Trajner: Igors Klosovs

TEUTA: Hidi, Arapi, Hoxha, Kuro, Todorovski, Sidibe, Aleksi, Beqja, Progni, Kallaku, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Teuta formacionet

Related posts

ZYRTARE/ E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milan shkarkon trajnerin me dy fjali

Delo.autor

DËMTIMI QË PËSOI ME KOMBËTAREN/ Ronaldo mban në ankth ekipin, ja shanset për të luajtur ndaj Ajaxit

Delo.autor

YLLI BERISHA PROTAGONIST NË KAMPIONATIN RUS/ Ish-futbollisti i Skënderbeut i shënon Lokomotivës së Moskës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment