Futboll Seria A Sport

LUAJTI I HUAZUAR TEK MILAN/ Bakayoko drejt rikthimit në Francë tek klubi…

Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet në Francë. Mesfushori i Chelsea ndiqet me shumë interes nga kampionët e PSG, të cilët kërkojnë ta transferojnë në formë huazimi.

24-vjecari sezonin e kaluar luajti i huazuar te Milan, por pretendimet e larta ekonomike të ‘Bluve te Londrës’ bënë që kuqezinjtë të mos ushtronin të drejtën për blerjen e kartonit të tij, pavarësisht insistimit të tyre.

Për Bakayoko pati një sondazh edhe nga Inter, por sërish drejtuesit e Chelsea nuk pranuan opsion tjetër përveç shitjes përfundimtare të tij me kushtet ekonomike të vendosura prej tyre. Tashmë me interesimin e PSG pritet të mësojmë nëse anglezët kanë ende të njëjtat kërkesa apo jo.

Related posts

“Bomba” e ditës: Milan – Higuain po ndodh “çmenduria”

Sadik.Autor

Urban Kairo rikthimin i Venturës në Serie A: Kur ai është me të vërtetë në të mirën e tij

Sadik.Autor

CROTONE-JUVENTUS/ Pirlo me 5 mungesa, Kthehet Dybala. Në listë dhe Vrioni

Delo.autor

Leave a Comment