Futboll Sport

MESSI I DOBËT/ Statistikat katastrofë të “Pleshtit” me Argjentinën

Kritikat ndaj Lionel Messit do të vijojnë pasi argjentinasi shpërdoroi një tjetër shans për të fituar trofeun e parë me përfaqësuesen e Argjentinës.

Messi ka luajtur tashmë në nëntë gara të mëdha për Argjentinën dhe ende pret triumfin e tij të parë, pavarësisht ishte pjesë në tre finale – dy në Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës 2014.

Paraqitja e parë në fazën e nokautit erdhi në Kupën e Botës 2006, por u fut në lojë si zëvendësues kundër Meksikës dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme të shënonte.

Më pas, 32-vjeçari shënoi dy gola në edicionin pasues të Kupës së Amerikës, por dështoi të gjente rrjetën në edicionin 2011 dhe 2015 të Kupës së Amerikës dhe në vitin 2010 dhe 2014 në Kampionatin Botëror.

Për një lojtar i cili ka thyer çdo rekord të mundshëm me Barcelonën dhe ka fituar pesë ‘Topa të Artë’, rekordi i katër golave në 20 paraqitje në fazën me eliminim direkt është alarmante.

Është edhe më shqetësues të mendohet se ai nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm në shtatë nga nëntë ndeshjet me përfaqësuesen e Argjentinës.

Related posts

Botërori “Rusi 2018” / Mbappe, Neymar, Cavani dhe top-formacioni i 1/8 finale

Isa.Autor

“DRAMË GJERMANE”/ Borussia Dortmund ia fal titullin Bayern Munchen-it, ‘grerëzat’ barazojnë në ndeshjen e fundit

F.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Liverpool takohet me agjentin Raiola, nis tratativat për super yllin…

Delo.autor

Leave a Comment