Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS ME GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Skënderbeu arrin akordin me mbrojtësin nigerian të “Krutanëve”…

Skënderbeu duket se ka filluar të mendojë seriozisht për sezonin e ardhshëm, pavarësisht pritjes së vendimit nga KAS-i i Lozanës. Në kushtet kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ende nuk ka vendosur për vijimin e këtij klubi në Europë, kjo nuk i ka penguar drejtuesit që të planifikojnë skuadrën e re.

husein

Prej kohësh korçarët ishin në ndjekje të mbrojtësit të Kastriotit, Lukman Husein, një preferencë e vetë presidentit Ardjan Takaj. Mësohet se bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë. Mbrojtësi i djathtë është një garanci më shumë për ekipin dhe kjo duket se ka shtyrë bardhekuqtë që të shpejtojnë në tratativat me lojtarin.

husin

Fakti që Kristi Vangjeli është larguar dhe rikthimi i tij në Korçë nuk ka garanci të madhe, edhe pse nga presidenca bëhet fakt i kryer, ka bërë të hidhen sytë nga një lojtar që nuk është më shumë se 22 vjeç. Husein ka spikatur me Kastriotin në sezonin e fundit në Superiore, duke luajtur 31 ndeshje dhe mbi të gjitha duke qenë një pikë kyçe e krutanëve në krahun e djathtë. Palët kanë biseduar, por nuk dihet se kur do të vijë zyrtarizimi i transferimit. Burimet në klub thonë se është gjetur gjuha e përbashkët për anën financiare, por ashtu si edhe për lojtarët e tjerë, kontratat do të bëhen zyrtare vetëm pas vendimit të KAS-it.

Skenderbeu

MERKATO – Në anën tjetër, duket sulmi do të jetë reparti ku Skënderbeu do të investojë më shumë këtë sezon. Me shifrat e ulëta të realizimit të golave në kampionatin që u mbyll, Takaj nuk mund të pajtohet dhe as trajneri i ri që do të marrë përsipër vazhdimin e projektit ““Skënderbeu”.

Burimet pranë skuadrës bëjnë me dije se vetë presidenti ka udhëzuar drejtuesit e merkatos dhe veçanërisht drejtorin teknik Haris Fakiç që të kërkojë element cilësorë në këtë repart. Kujtimi i Ali Soues është ende i freskët në Korçë. Pikërisht një profil i ngjashëm i sulmuesit goleador nga Gambia i mungon Skënderbeut dhe kjo është kërkesa parësore e presidentit. Për momentin nuk ka ndonjë emër në listën e dëshirave, por është e qartë se asgjë nuk do t’i lihet rastësisë. Fakiç po shikon disa alternativa në rajon, ndërsa nuk është çudi që sulmuesi i ri i Skënderbeut të jetë nga Kosova.

Related posts

TEUTA-GRANADA/ Martini bën ndryshime në mesfushë tek “Djemtë e Detit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Milan në ankth nga dëmtimi i Ibrës, shënjestron dy bomberat e Serie A. Ja emrat…

Delo.autor

NGA CHIELLINI TEL MIRALEM PJANIC/ Ja zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit për sfidën ndaj Inter

Delo.autor

Leave a Comment