Futboll Sport

PARA GJYSMËFINALES COPA AMERICA/ “Hilet” e brazilianëve në hotelin e Argjentinës, Messi dhe ekipi pa gjumë

Kupa e Amerikës ka rezervuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një duel spektakolar mes Brazilit dhe Argjentinës, një “Superclasico” në gjysmëfinalen e turneut që shumëkush e kishte parashikuara vetëm në finale.

Sigurisht, fitorja vlen më shumë se një medalje, pasi është në mes prestigji mes dy përfaqësueseve që luftojnë për dominimin në Amerikën e Jugut prej shumë dekadash.

Ndaj palët po përdorin çdo mënyrë për të fituar çfarëdo lloj avantazhi që të munden për këtë duel.

Brazilianët, i janë kthyer taktikave klasike të shqetësimit të lojtarëve kundërshtarë para ndeshjeve.

Një dorë ua kanë dhënë tifozët, të cilët janë mbledhur para hotelit të Argjentinës dhe me këngë e flakadanë i kanë shqetësuar deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas, ndihmën tjetër ua dhanë edhe administratorët e hotelit ku po qëndrojnë argjentinasit.

Në mënyrë të pashpjegueshme, zilet për zgjimin në mëngjes u ranë të gjithëve në dhoma në orën 6 dhe 7 të mëngjesit, duke i shkatërruar gjumin Mesi&CO.

Të kota ishin shfajësimet me një problem elektronik në sistem, të gjithë ishin të ndërgjegjshëm se brazilianit po bënin të pamundurën për të favorizuar në një mënyrë apo një tjetër përfaqësuesen e vendit të tyre.

Related posts

Habit Bolt, pozon me trafikanten seksi (Foto)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Franca kundër Argjentinës është edhe duel mes Messit dhe Griezmann

Isa.Autor

Leave a Comment