Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PËRFUNDIMIT TË FAZËS PËRGATITORE/ Bruno Telushi: Shpresoj që lojtarët që kanë ardhur të…

Bruno Telushi nuk e shikon të pakalueshëm Karabakun ndaj, sipas tij, “demat” do të japin më të mirë ndaj azerëve. Ai ka folur dhe për punën e bërë nga trajner Lerda.

Vlonjati i jep disi të drejtë italianit, që Partizani do ta ketë të vështirë të rikonfirmojë titullin. Sa i përket merkatos, të ardhurve, ai pohon se u duhet dhënë kohë, ndërsa veten nuk e ndien të rrezikuar nga afrimet, pasi ka personalitetin e tij dhe është dikush te Partizani.

Telushi pohoi se tani ka nisur Partizani i Lerdës, ndërsa sa i përket Skënder Gegës, ai tha se kishte menduar shumë largime të tjera, por kurrë largimin e ish-trajnerit. Në fund Telushi ka një mesazh edhe për tifozët e Partizanit.

Pas përfundimit të fazës përgatitore në Slloveni, si e shikoni Partizanin para ndeshjes me Karabakun?

Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe me intensitet. Ekipi është në nivelin e duhur, i qetë dhe mendoj se do të japim maksimumin ndaj Karabakut në ndeshjen e parë.

Gjatë kësaj merkatoje, skuadra e ka prekur boshtin e sezonit të shkuar, pasi janë larguar dy qendërmbrojtës, Atanda dhe Rexhepi, Hila, Duka dhe Hebaj. Mendoni se këto lëvizje do të ndikojnë në përshtatjen e ekipit në nisjen e aventurës europiane?

Siç e përmendët, shumë lojtarë kanë ikur nga ekipi, por edhe shumë të tjerë kanë ardhur si përforcime te Partizani. Shpresoj që lojtarët që kanë ardhur të bëjnë më të mirën për ekipin, të japin maksimumin dhe në këto ndeshje të para në Europë të na japin ndihmën e tyre.

A mund të themi se është akoma Partizani i Gegës apo ka marrë rrugë skuadra e trajnerit të ri, Franko Lerda?

Gega u largua duke dhënë maksimumin e tij. I bëri gjërat si duhet, me profesionalizëm. Por, nga sot e tutje është Partizani i trajnerit të ri dhe mendoj se do t’u përshtatemi ideve të tij.

A e prisnit largimin e Skënder Gegës, pasi në postimet që keni bërë në rrjetet sociale keni treguar se ka qenë i papritur?

Me thënë të drejtën nuk e prisja largimin e trajnerit Gega. Mbase prisja shumë largime të tjera, por largimin e trajnerit Gega s’e kisha menduar kurrë.

Trajneri Lerda ka deklaruar se është e vështirë që Partizani të rikonfirmohet si kampion në sezonin e ri. Ju si e mendoni këtë gjë?

I jap pak të drejtë trajnerit te kjo thënie e tij, pasi të vazhdosh të luash për titullin në vitin e dytë radhazi është paksa e vështirë. Tani të gjithë kundërshtarët e llogarisin Partizanin si kampion, gjë e cila e bën edhe më të vështirë misionin.

Keni ndonjë mesazh për tifozët e kuq para ndeshjes me Karabakun?

Mesazhi është i thjeshtë. Ata të bëjnë atë që kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Janë një tifozeri e mrekullueshme, të vijnë sa më shumë në stadium dhe të na mbështesim.

Shpresojmë që edhe ne t’i kënaqim ata me lojën tonë. A prisni përforcime të tjera në ekip?

Të them të drejtën nuk e di, panorama sport.

Related posts

SULMUESI ANGLEZ/ Liverpuli është si e DASHURA, që pasi e lë, e kupton se e doje shumë

Isa.Autor

ME NDRYSHIME NË FORMACION/ Italia, frikë “play off”-i ndaj Zvicrës

Delo.autor

HUMBJA NË NAPOLI/ Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

F.autor

Leave a Comment