Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

PREZANTOHET TEK MILAN SI TRAJNER I RI/ Marco Giampaolo: Një klub të lavdishëm dhe mes më…

Milani ka prezantuar sot zyrtarisht para mediave trajnerin e ri, Marko Xhampaolo, i cili shoqërohej nga Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, dy njerëzit që kanë marrë përsipër të kthejnë kuqezinjtë në lavdinë e dikurshme. Vetë trajneri ishte shumë entuziast në këtë dalje të parë si tekniku i një ekipi më shumë histori.

“Jam shumë i lumtur dhe i motivuar që të drejtoj Milanin, me një klub të lavdishëm dhe mes më të njohurve në botë. Për mua është një mundësi e madhe, përmes sakrificave e kam merituar këtë shans. Mësohet edhe nga gabimet, por sot jam i lumtur dhe i motivuar për të pranuar këtë sfidë dhe mendoj se kam ardhur në momentin  duhur”, tha ai.

“Telefonata nga Milani? Isha në barkë dhe po nisesha drejt Kroacisë, mora avionin e parë për në Milano. Po ju lë ta imagjinoni vetë si ndjehesha, 5 vite më parë për të rifilluar gjithçka shkova të punoja në Serinë C, kisha kurajën dhe çmendurinë që të pranoja ofertë të tillë dhe të filloja nga e para. Por kisha shumë zemërim në vetvete pasi dëshiroja të kthehesha në Serinë A. Telefonata e Maldinit më ka bërë një njeri të lumtur, jam gati për këtë sfidë”, tha trajneri i cili premtoi një Milan “të bukur”.

“Slogani im është kokën lart dhe të luajmë futboll, projekti ynë është të ofrojmë një futboll që vlerësohet, një spektakël që vlerësohet dhe që mbështetet nga rezultatet. Milani mund të jetë surpriza e kampionatit”, ishin fjalët e trajnerit.

Related posts

Shkëndija përgatitet për Sheriff Tiraspolin, kuqezinjtë gati për të shkruar historinë 

Isa.Autor

EURO U-21/ E vlefshme për Grupin C, Francës i mjafton një gol për të kaluar grupin

Delo.autor

KA SHËNUAR 7 GOLA NË 4 NDESHJE NË CHAMPIONS/ Talenti i Salzburg i habit të gjithë: Flej me 5 të dashurat e mia…

Delo.autor

Leave a Comment