Futboll Sport

QARABAG-PARTIZANI/ Trajneri Lerda surprizon me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Baku, sfida e kthimit mes Karabakut dhe Partizanit e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampionëve në fuqi të Shqipërisë i mjafton të paktën një barazim me gola për të kaluar në turin e dytë. Por edhe me 0-0 dhe me fat nga “ruleta” e penalltive i jep mundësi skuadrës së trajnerit Lerda që të bëhet ” i artë”.

Me një sukses në Baku, “Demat e Kuq” së pari mund të arrijnë të përmirësojë parametrat, duke rritur koeficientin; i bën më shumë publicitet, pasi eliminon një kundërshtar të fortë dhe me emër; arrin të shtojë përfitimet në Europë, pasi minimumi siguron edhe një tur tjetër në Ligën e Europës.

Nëse kualifikohen, në tyrin e dytë të Championsit të kuqtë arkëtojnë 380 mijë euro shtesë, përkundrejt 260 mijë eurove që të ofron Liga e Europës në tur të dytë. Me kalimin e Karabakut, në rastin më të keq arrijnë të përfitojnë edhe 280 mijë euro duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës.

Trajneri i të kuqve, Lerda ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës, teksa nuk mungojnë surprizat. Italiani ka preferuar nga minuta e parë sulmuesin Solomon duke ulur në stol Mensah.

19:00| KARABAK-PARTIZANI

FORMACIONET ZYRTARE:

Karabaku: Vagner, Medvedev, Mamadov, Sadigov, Ailton, Mishel, Romero, Ozobiç, Almeida, Zubir, Abdullajev. Trajner: Gurban Gurbanov.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Telushi, Melo, Asani, Çinari, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

Gjyqtarë: Dumitri Mundean, Vlad Lifciu, Andrei Bodean, Aleksandru Tean (i katërt)

Partizani55

 

Related posts

E RRALLË/ Në futbollin KOSOVAR një LOJTAR paguhej me një…LOPË (DETAJE)

Isa.Autor

Bayern sot feston titullin, presidenti Hoenes zbulon merkaton

Sadik.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Klubi e shiti për 50 milionë euro, ylli i Serisë A refuzoi transferimin

Delo.autor

Leave a Comment