Futboll Sport

RENDITJA SIPAS VLERËS/ Njihuni me 10 klubet më të pasura të Botës

Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona, si dhe Manchester United nga Premier League, janë tre klubet e vetme të futbollit që janë përfshirë në top-10 klubet me më shumë vlerë nga revista e famshme amerikane “Forbes”.

Dy vendet e para nuk i përkasin futbollit. Në majë qëndron me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh skuadra e futbollit amerikan, Dallas Cowboys, 5 herë fitues i Superbowl.

Në shkallën e dytë të podiumit është një tjetër skuadër amerikane, por që i përket bejsbollit, pikërisht New York Yankess, me një vlerë 4.6 miliardë dollarë.

Ndjekin Reali i Madridit dhe Barcelona respektivisht me vlerë 4.24 dhe 4.02 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë renditet skuadra amerikane e basketbollit, New York Nicks me 4 miliardë dollarë.

Vendi i 6-të për Manchester United (3.81), ndërsa mbyllin 10-shen New England Patriots (futbolli amerikan, 3.8), Los Angeles Lakers (NBA, 3.7), Goled State Warriors (NBA 3.5) dhe New York Giants (futbolli amerikan 3.3).

Renditja e 10 klubeve më të vlefshme

Dallas Cowboys              5 miliardë dollarë

New York Yankees         4.6 miliardë dollarë

Real Madrid                    4.24 miliardë dollarë

Barcelona                        4.02 miliardë dollarë

New York Nicks             4 miliardë dollarë

Manchester United         3.81 miliardë dollarë

New England Patriots     3.8 miliardë dollarë

Los Angeles Lakers        3.7 miliardë dollarë

Golde State Warriots      3.5 miliardë dollarë

New York Giants            3.3 miliardë dollarë

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Dirithërima në “Loro Boriçi”. E pabesueshme çfarë humbet Balaj

Delo.autor

ÇELËSI NË SHITJE/ Kush është filantropisti 86-vjeçar i cili mund të blejë blutë e Londrës

F.autor

LËVIZJE SURPRIZË E IKARDIT/ Ish-kapiteni i Interit pranon transferimin te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment