Futboll Seria A Sport

RROGË 10 MILION EURO/ Zbulohet “çmenduria” e Napolit për Icardin

Napoli ka bërë një tentativë të “çmendur” për të transferuar Mauro Icardin.

“Corriere dello Sport” ka hapur faqen e sotme me titullin “bombastik”: Icardi-Napoli, një vend në diell”.Sipas të përditshmes italiane, klubi napolitan ka ndërhyrje në bisedimet mes Interit dhe Juventusit për blerjen e sulmuesit argjentinas.

Është zbuluar se presidenti De Laurentiis i ka propozuar Icardit një rrogë të majme 10 milionë euro në sezon, thuajse dyfishin e pagës që përfiton sot tek Interi, por ofertën për klubin zikaltër do të bëjnë vetëm në gusht.

Për të bindur drejtuesit e Interit, Napoli ofron si opsione kartonët e disa futbollistëve, ndër të cilët edhe Elseid Hysajn së bashku me një çek me disa miliona euro.

Related posts

DREJT KATASTROFËS/ Vetëm 200 milionë lekë për Vllazninë, shkodranët vuajnë…

Isa.Autor

Asistuesit më të mirë në histori të Champions League (FOTO)

Q.Autor

PARA NDESHJES NDAJ BURTON/ Guardiola: Doja që Vincent Kompany të qëndronte, por fiziku është…

Delo.autor

Leave a Comment