Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ QARABAG/ Jasir Asani beson: Shanset janë 50 me 50, e ardhmja ime varet nga…

Jasir Asani është i mendimit se shanset për kualifikim në turin tjetër, mes Karabakut dhe Partizanit, janë 50-50.

Numri “10” i të kuqve” shprehet se ekipi është stërvitur rregullisht këto ditë, dhe do bëjë maksimumin në fushën kundërshtare.

“Këto ditë jemi stërvitur pa ndërprerje. Takimi atje do të jetë shumë i vështirë. Do t’i presim minutat e para, pasi Karabaku ka një ekip të fortë, dhe duam t’i sulmojmë me kundërsulm. Do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë në Azerbajxhan. Kualifikimi? Mendoj se shanset janë 50 me 50. Edhe ne kemi një skuadër të mirë. Rëndësi ka të fitojmë, jo se kush shënon. E ardhmja? Besoj se e ardhmja ime do varet edhe nga kjo ndeshje e kthimit. Na mbetet të shohim” – u shpreh Asani.

Related posts

“GOLI SPEKTAKOLAR”/ Mancini: Messi në të njëjtin nivel me Maradonën, por në kohën time…

F.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Delo.autor

HEROI I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS/ Goetze pranon gabimin e madh: S’duhej të kthehesha te Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment