Futboll Sport

UELLSIANI DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Gareth Bale ofertë joshëse nga një tjetër klub kinez, ja rroga “faraonike”

Gareth Bale është duke e kërkuar përfundimisht largimin nga Real Madridi.

Trajneri francez ka bërë të ditur se nuk e dëshiron uellsian në skuadër dhe pritet çdo ofertë në drejtim të tij.

Bale ishte shumë pranë kalimit në Kinë te Jiangsu Suning, por marrëveshja dështoi në minutat e fundit, pasi Florentino Perez ka kërkuar mbi 100 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

Sipas “Onda Cero”, sulmuesi anësor tani është në bisedime me një klub të ri nga Kina, pasi duket se është i joshur nga paga prej një milion euro në javë.

Bale nuk ka udhëtuar me bashkëlojtarët e tij për ‘Audi Cup’ dhe po projektohet largimi i tij nga “Santiago Bernabeu”.

Related posts

LIVE/ Tirana-Partizani: Alban Hoxha bën shpëtimtarin, skuadra e Gegës vuan në pjesën e parë

Delo.autor

VËZHGIMI TEK INTER/ Ja kush është makthi tek “zikaltrit”

Isa.Autor

GENOA-MILAN/ Formacionet zyrtare, Gatusso vjen me surpriza në sulm

Q.Autor

Leave a Comment