Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja arsyeja pse numri i të huajve në Superiore nuk rritet

Prej disa vitesh, përfaqësues të klubeve të Superiores i kanë mëshuar fort idesë se aktivizimi i lojtarëve të huaj në kampionatin shqiptar duhet të jetë më i hapur dhe të mos ketë kufizimin e 4 të tillëve brenda një ndeshjeje.

Në mbledhjet që Komiteti Ekzekutiv ka bërë para çdo fillimi sezoni, këtë kërkesë të klubeve e ka refuzuar sistematikisht. Por, a është momenti që të shtohet numri i të huajve në kampionatin shqiptar!? Në kushtet ku ndodhemi, për më tepër që lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia cilësohen vendës, një rritje e mundshme e numrit të të huajve nga 4 në 5, nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do të orientonte gjithnjë e më tepër drejtuesit e klubeve në tregjet afrikane dhe latine.

Në këto të fundit kostoja mund të jetë më e vogël, por cilësia gjithnjë mbetet për t’u parë dhe kjo ndikon direkt në prurjet që vijnë nga akademitë, ku në njëfarë mënyre do t’u mbylleshin dyert lojtarëve të rinjve. Mësohet se edhe vetë presidenti Armand Duka e ka kundërshtuar këtë kërkesë në mbledhjet që janë bërë. “Është e palogjikshme që në këto kushte të rrisim numrin e të huajve, me klubet që mund të mbushin ekipet me lojtarë që më shumë se e rrisin nivelin, e ulin atë”, mësohet të ketë thënë Duka.

Related posts

Operohet futbollisti i KOMBËTARES/ Qendërmbrojtësi kuqezi falënderon: Kaloi me… (FOTO)

Isa.Autor

“TRE EKIPE KANË DIÇKA MË SHUMË”/ Gasperini heq dorë nga titulli: Ne jemi me Fiorentina-n dhe Torino-n…

Delo.autor

RONALDO THEU REKORDIN BOTËROR/ Por bomberi Lukaku me mesatare më të mirë golash. Ja shifrat…

Delo.autor

Leave a Comment