Futboll Sport

ZBULOHET SHPËRBLIMI PËR FAZËN KUALIFIKUESE/ Ja përfitimet e skuadrave shqiptare në Europa League

Teuta, Kukësi dhe Laçi janë skuadrat që po luftojnë në turneun e dytë të rëndësishëm europian. Tri skuadrat shqiptare kanë shansin që të përfitojnë të ardhura të rëndësishme nga pjesëmarrja në turin e parë të Europa Ligës. Vetëm nga ky, pra pjesëmarrja në turin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, të tri ekipet marrin respektivisht 240 mijë euro.

Ky është shpërblimi që ka vendosur institucioni europian për skuadrat që ia dalin të marrin pjesë në këtë fazë kualifikuese. Krahas shpërblimeve për një barazim, apo në rast se do arrijnë të marrin fitore, Laçi më shumë sesa Teuta dhe Kukësi ka shansin që ta dyfishojë këtë shifër.

Të ardhurat e kurbinasve do të dyfishoheshin në rast se ia dalin të eliminojnë Hapoel Ber Shevan dhe të përsërisin ecurinë e vjetshme deri në turin e dytë. Laçi do të shtonte në arka edhe 260 mijë euro të tjera. Sigurisht, edhe Teuta dhe Kukësi do ta synojnë diçka të tillë, por me disfatat e pësuara, kanë vështirësuar gjithçka për 90 minutat e kthimit në vendin tonë.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Jordi Alba, sulmuesi Torres ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Teuta – Kukësi: Cungu ul Shkurtajn në stol, Bushiç titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Bari i vendos ultimatum Beneventos: Për Memushajn presim deri më 20 Janar

Q.Autor

Leave a Comment