Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Griezmann tregon çfarë bëri pasi u zyrtarizua tek Barcelona

Ylli më i ri i skuadrës së Barcelonës, Antoine Griezmann, ka zbuluar detaje interesante lidhur me transferimin e tij.

Griezmann u transferua tek Barcelona gjatë kësaj vere, me skuadrën katalane që pagoi 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Lojtari kishte qenë në bisedime me kampionët e La Liga edhe vitin e kaluar, por asokohe vendoste të vazhdonte kontratën me Atletico Madrid.

Megjithatë, zemra e tij duket se ka qenë gjithmonë me Barcelonën, pasi lojtari tregon se nuk ka përmbajtur vetën kur kuptoi se gjithçka po zyrtarizohet.

‘I telefonova babait tim dhe fillova të qaja nga gëzimi, sepse isha aty, gjithçka kishte përfunduar’ ka thënë Griezmann.

Lojtari francez pritet të jap shumë në fazën ofensive të Barcelonës, me Suarez dhe Messi krahë tij.

Related posts

I ABONUAR ME GAFAT/ Ja si e turpëron Quaresma portierin Karius me “rabona” (VIDEO)

Isa.Autor

Botërori Italia ’90 / Si u bë Salvatore Schillaci heroi i papritur i një populli

Sadik.Autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Shikoni ekipin që Everton e ka mposhtur 22-0 (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment