Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Takaj konfirmon Koliçin në portë, ja sa do paguhet te Skënderbeu

Portieri Enea Koliçi është goditja e parë e madhe e korçarëve. 33-vjeçari ka arritur marrëveshjen dje me klubin bardhekuq dhe pritet që të prezantohet së shpejti.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për  vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Pogradecari është vlerësuar gjithnjë nga Daja si një portier i zoti, me eksperiencë dhe me karakter pozitiv karshi grupit. Koliçi në karrierën e tij ka luajtur me Olimpiakos Volosin, Odiseas Kordelion, Panserraikosin, Iraklisin, Flamurtarin dhe Kukësin.

Me këtë të fundit është shpallur edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2016-2017. Koliçi mësohet se do të marrë një pagë prej afro 3 mijë eurosh në muaj. Ndërkaq, korçarët kanë arritur një marrëveshje me Turtullin dhe po mbajnë nën vëzhgim edhe Kotobellin.

Related posts

MURINJO ME ZEMËR TË MADHE/ Shihni momentin sesi portugezi bën homazhe te muralesi i Maradonës

F.autor

Neymar ‘tradhton’ PSG, transferohet në Premier league?

Sadik.Autor

Roma-Liverpool/ Nis super sfida në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment