Futboll La Liga Sport

BARCELONA PA “PLESHTIN” HARRON TË FITOJË/ Ansu Fati shënon dhe shkruan historinë (VIDEO)

Barcelona ka bërë edhe një tjetër hap fals në La Liga.

Katalanasit nuk kanë marrë më shumë se një barazim 2-2 në përballjen në transfertë kundër Osasunas e vlefshme për javën e 3-të në Spanjë.

Në ‘Estadio El Sadar’, ishte Roberto Torres që hapi serinë e golave në minutën e 7’, duke i dhënë avantazhin Osasunës.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasve, por kampionët e La Ligës u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë.

Ishte 16 vjeçari Ansu Fati ai që shënoi golin e barazimit 1-1 duke u bërë kështu lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon në La Liga.

Barça përmbysi gjithçka me anë të mesfushorit brazilian Arthur, në minutën e 64’, por nuk arriti të mbante avantazhin deri në fund të ndeshjes.

Roberto Torres shënoi golin e tij të dytë personal duke barazuar rezultatin 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, Barça numëron vetëm 4 pikë pas 3 javësh në La Liga.

Related posts

NDODH DHE KJO/ Pilotit Alonso i ndodhi e papritura, i ndërpreu garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Delo.autor

Agjenti zbulon të ardhmen e francezit të Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment