Gossip

“BURRI IM ËSHTË ME NJË PROSTITUTË”/ Bashkëshortja e legjendës argjentinase “shpërthen”: Një të droguar që e mban nën… (FOTO)

Mariana dhe Klaudio, versioni i vjetër i Vandës dhe Mauro Ikardit. Janë bashkëshortët Kanixha, të cilët janë në njëfarë moshe, por vazhdojnë të jenë shumë të përfolur dhe në gojën e të gjithëve për shkak të skandaleve që i bëjnë tmerrësisht mediatikë. Dhe etapa e fundit është akuza për tradhti.

Me sa duket, Kanixha ka një tjetër shoqe, Sofia Bonelin, e cila nuk është pritur mirë nga Mariana Nanis, nëna e dy fëmijëve (që të dy në moshë madhore) të ish-yllit të kombëtares argjentinase dhe mikut të Maradonës.

Kanixha dhe bashkeshortja

Mariana, gjatë orëve të fundit është rikthyer në Argjentinë (çifti jeton në Spanjë) dhe iu drejtua menjëherë programit ‘Confrontados’ (në konflikt), duke rezervuar këto fjalë për çiftin Kanixha-Boneli: “Unë nuk jam ndarë nga burri im, nuk jam divorcuar. Bashkëshorti im është me një prostitutë, një të droguar që e mban nën efektin e këtyre lëndëve gjithë ditën. Do të përfundojnë të gjithë në burg”.

Kanixha

Kanixha provoi ta bllokonte verbimin e rrezikshëm të gruas së tij, por ajo nuk u ndal: “Kam lënë takim me avokatët e mi. Kam 33 vite që jam me burrin tim, imagjinoni nëse mund të ma mbyllin gojën me ndonjë dredhi ligjore, mbi të gjitha duke menduar për gjërat që unë di për burrin tim”.

Related posts

“SHKËLQEJNË” NË MOTO GP/ “Vajzat e Çadrave” i dhanë sharmin këtij spektakli (FOTO)

Isa.Autor

E BËN VERË NË MES TË DIMRIT/ Wanda Nara ngren TEMPERATURAT me linjat e saj SUPER SEKSI (FOTO)

Delo.autor

“NË EMISION DAL PA MBATHJE”/ Lei Kraja flet për incidentin në mes të stadiumit: Ngrita këmbën dhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment