Futboll Seria A Sport

ÇFARË NDODHI? Një nga lojtarët e preferuar nga tifozët, pritet të largohet nga Juventus

Juventus ka nevojë të shesë futbollistë para mbylljes së merkatos verore.

Trajneri Maurizio Sarri ka pranuar se me numrin aktual që ka në dispozicion, gjashtë futbollistë rrezikojnë të mbeten jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Prandaj, drejtuesit e “Bianconerëve” janë duke analizuar ofertat për disa prej emrave më të përfolur për largimin e mundshëm.

Mediat italiane raportojnë se në ditët e fundit qarkullon një emër i papritur për largim nga Torino.

Bëhet fjalë për mesfushorin Emre Can i cili ishte lojtar i rëndësishëm me Massimiliano Allegrin.

Mirëpo, ai duket se nuk konsiderohet i tillë nga trajneri i ri Sarri dhe mund të gjejë një ekip të ri në javët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.

Can vlerësohet nga ekipi juventin plot 30 milion euro.

Related posts

VIDEO/ Shpartallohet Sassuolo, Higuain shënon golin e gjashtë

Q.Autor

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte: Të gjithë do të luajnë për të fituar ndeshjen e tyre

Delo.autor

KONFERENCA PËR VENDIMIN E “CAS”/ Presidenti i klubit korçar, Takaj: Ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun…

Delo.autor

Leave a Comment