Futboll Seria A Sport

DE ROSSI BESNIK NDAJ ROMËS/ Ja çfarë i bën tifozit me fanellën e Juventusit

Pasi mbylli aventurën e tij të lavdishme te Roma, mesfushori italian, Daniele De Rossi ka zyrtarizuar transferimin e tij në Argjentinë te skuadra e Boca Juniorsit.

36-vjeçari prej disa ditësh është bashkuar me ekipin e ri, teksa është pritur me entuziazëm nga gjithë tifozët.

Këta të fundit e vlerësojnë padyshim shumë figurën e tij, ndërsa duan të shkrepin edhe foto me të.

Në një moment, gjatë fotove të shumta me tifozë të Bokës, ka rënë në sy një foto me një fans i cili në ato momente mbante veshur uniformën e Juventusit.

Ky detaj nuk mund t’i shpëtonte De Rossit, i cili gjatë fotos ka mbuluar me dorë stemën e rivalëve të Romës.

Gjesti i tij padyshim që shkaktoi humor, por njëkohësisht tregoi se De Rossi edhe pse larg verdhekuqve, nuk e harron ish-ekipin e tij.

Related posts

“MOS HIQ DORË NGA ËNDRRAT”/ Mrekullia e bariut të dhive që u bë “ZOT” i botës (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PANIK TEK TIRANA/ trajneri Ze Maria nuk paraqitet në stërvitje

Isa.Autor

“TITULLI PËR MILAN DO TË ISHTE FANTASTIKE”/ Maldini: Ibra i njëjti si para 14 viteve, do vetëm fitore

Delo.autor

Leave a Comment