Futboll Seria A Sport

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Milan kërkon të “rrëmbejë” tre sulmues, ja emrat

Milani është i dëshpëruar për të gjetur një sulmues të dytë, i cili do ta kompletonte repartin e avancuar të trajnerit Xhampaolo, duke parë mbi të gjitha se edhe Kristof Piontek, bomberi që duhet të tërheqë “Djallin”, ka kaluar një fazë përgatitore shumë të vështirë. Zgjedhja e parë tashmë njihet nga të gjithë, është Angel Korrea, por Atletiko e Madridit vazhdon të shtyjë çdo ofertë. Gjithsesi, ndërsa mbi këtë pistë do të punohet deri në orët e fundit të merkatos (mbyllet më datë 2 shtator, në orën 22:00), Maldini dhe Boban kanë vendosur që të punojnë edhe mbi tre emra të tjerë, të cilët duket më të thjeshtë për t’u arritur.

MARIANO DIAZ

Emri i parë dhe ndoshta goditja më e lehtë në letër është ajo e Mariano Diazit. 26-vjeçari, i cili nuk bën pjesë në skemat e trajnerit Zinedin Zidan, shihet si një alternativë e vlefshme për Milanin dhe pikërisht për këtë, drejtori Zvonimir Boban është nisur me mision në kryeqytetin spanjoll.

mariano diaz

Diaz, i cili së fundmi pa t’i lëshonte edhe numrin 7 Eden Hazardit, do ta pranonte me kënaqësi një aventurë në Serinë A e duke parë edhe vlerën e kartonit të tij, e cila nuk i kalon 20 milionë eurot, ndoshta “Djalli” do të provonte që ta rrëmbente sa më shpejt që të ishte e mundur, ndonëse duhet të jetë presidenti Florentino Perez ai që duhet të japë OK-in.

Memfis Depai

Emri i dytë është një dëshirë e vjetër në Milano. Bëhet fjalë për Memfis Depain, holandezin, i cili pasi zhgënjeu totalisht te Mançester Junajtid është rikthyer në ritmet e tij të frikshme me bluzën e Lionit. 25-vjeçari do të ishte një blerje e rëndësishme, sepse ai mund të mbulojë disa role në sulm, jo vetëm atë si shpatull e Piontekut, por di të bëjë edhe sulmuesin e dytë, ashtu sikurse atë të anësorit ofensiv.

depai

Problemi i vetëm është se Lioni nuk ulet në bisedime pa një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe këtë shifër, për momentin, Milani është i frenuar për ta nxjerrë nga xhepat ose jo. Gjithsesi, me holandezin do të merret personalisht drejtori teknik Paolo Maldini, i cili përpara se të udhëtojë në Francë, ka planifikuar një takim me klubin e Xhenoas.

Kristian Kuame

Arsyeja e takimit me klubin kuqeblu është ajo për të biseduar për huazimin e mundshëm me të drejtë blerjeje të ish-partnerit të Kristof Piontekut. Bëhet fjalë për Kristian Kuame, afrikanin nga Bregu i Fildishtë, i cili në fazën e parë të sezonit të kaluar diti se si të ekzaltonte cilësitë e bomberit polak, kur luanin të dy së bashku në një skuadër.

Koume

Kuame, pas shkëlqimit në sezonin e kaluar, ka ditur se si të tërheqë projektorët drejt vetes, duke qenë se për 21-vjeçarin është futur bindshëm në garë edhe Borusia e Dortmundit. Por, Maldini dhe Milani do të mundohen që të shpejtojnë sa më shumë bisedimet, në mënyrë që konkurrenca të mos e rrisë më shumë vlerën e lojtarit, të cilin Xhenoa e vlerëson për momentin 25 milionë euro.

Related posts

E PAPRITUR/ Vendosi REKORD personal në BOTËROR, jep DORËHEQJEN nga FUTBOLLI

Isa.Autor

KRITIKOHET PËR SJELLJEN JASHTË FUSHE/ Bixente Lizarazu: Neymar është shumë i brishtë, nuk duhet të…

Delo.autor

E PABESUESHME/ PENALLTI për Interin, ja çfarë bën ICARDI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment