Futboll Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SHKODRAN NË DILEMË/ Ja alternativa e vetme që ka mbetur për Elseid Hysajn

A do të jetë kjo java vendimtare për Elseid Hysajn? Është kjo pyetja që ngrenë përtej Adriatikut mbi të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, për të cilin është folur shumë gjatë verës, por në të vërtetë është lëvizur pak.

“Nyja” që duhet zgjidhur ka të bëjë me çmimin që i ka vënë Napoli 25-vjeçarit.

Presidenti De Laurentiis kërkon 25 milionë euro, një shifër shumë e rëndësishme krahasuar me 5 milionë euro që janë paguar për ta marrë nga Empoli në verën e vitit 2015.

Me merkaton në Angli të mbyllur (në hyrje) dhe me Atleticon e Madridit që nuk ka më interes për shkodranin (“Los Colchoneros” blenë Trippier nga Tottenhami), Roma duket se është pista e vetme e mbetur për anësorin kuqezi.

Marrëdhëniet mes menaxherit të Hysajt, Mario Giuffredi, dhe klubit verdhekuq janë shumë të mira pas marrëveshjes për Veretout, kështu që para se të mbyllet merkato me shumë mundësi edhe futbollisti shqiptar do të transferohet në kryeqytet.

Ancelotti e aktivizoi Hysajn në dy takimet me Barcelonën në Shtetet e Bashkuara, një sinjal që mund të ndodhë që futbollisti të qëndrojë në Napoli, sigurisht vetëm nëse ofertat, qofshin të orës së fundit, do të jenë larg kërkesave të klubit të presidentit De Laurentiis.

Related posts

Real Madrid ‘spastron’ skuadrën për t’i bërë vend Neymar

Sadik.Autor

“Në Francë e ndoqa Anglinë në stadium me shokët, pas 2 vitesh po shkoj në Botëror”

Sadik.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Yjet e Premier League të alarmuar, kërkojnë ndihmën e forcave speciale

Delo.autor

Leave a Comment