Futboll Sport

E BUJSHME/ Mario Balotelli kthehet në “Etihad Stadium”, zbuloni arsyen

Mario Balotelli ka konfirmuar se do të jetë prezent në ndeshjen e lamtumirës së Vincent Kompany.

Ndeshja do të luhet në 11 shtator në Etihad Stadium.

Balotelli do të jetë në përbëje të skuadrës së Legjendave të Manchester Cityt, të cilët do të ndeshen kundër një skuadre me të gjitha ‘yjet’ e Premierligës.

Pep Guardiola është vendosur që të drejtojë skuadrën e Cityt, ndërsa trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez do të udhëheqë ‘yjet’ e Premierligës.

Disa prej ish-bashkëlojtarëve te City, të Kompanys janë konfirmuar tashmë për ndeshjen, duke përfshirë Joe Hart, Joleon Lescott, Micah Richards, Pablo Zabaleta, Wayne Bridge, Gareth Barry, Nigel de Jong, Samir Nasri, Shaun Wright-Phillips, Stephen Ireland dhe Craig Bellamy.

Përveç kësaj, yjet e tanishëm të Cityt Sergio Aguero dhe David Silva do të përbëjnë gjithashtu një pjesë të ekipit të Legjendave të Man Cityt.

Balotelli ka luajtur me Cityn në sezonet 2010 – 2013, ku ka zhvilluar 80 paraqitje dhe ka shënuar 30 gola.

 

Related posts

REALIZIM PERFEKT ME ROVESHATË/ Kur Shqipëria triumfonte ndaj Lituanisë me golin e legjendës së Dinamos (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Mesfushori Lika ndal “Durrsakët” në frymën e fundit

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR GUARDIOLËN/ Infermieria e Manchester Cityt boshatiset, ja lojtarët që rikthehen në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment