Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma arrin akordin me mbrojtësin e “Zonjës së Vjetër”…

Skuadra e Romës është shumë pranë transferimit të mbrojtësit juventin Daniele Rugani.

Rugani aktivizohet në qendrë të mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet vetëm marrëveshja midis klubeve.

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove në sezon, tek ekipi “verdhekuq”.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje tjetër gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

Related posts

KËSHILLON SULMUESIT E LIVERPOOL/ Ish-lojrari Anelka: Mos shkoni te Reali!

Delo.autor

FITORJA NDAJ KAMZËS/ Hasani: Faza e dytë sapo ka filluar, objektivi është…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment