Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Suso “shkatërron” planet e Milan për yllin argjentinas…

Direkt nga studiot e “Sky Sport”, Manuele Baiocchini ka përditësuar në lidhje me tratativën mes Milan dhe Atletico Madrid për Angel Correa. Sipas gazetarit të njohur, kuqezinjtë tashmë nuk janë më plotësisht të bindur nëse duan të investojnë mbi numrin 10 të Atletico Madrid.

Motivi është i thjeshtë: testet dhe performancat e paratë Jesus Suso si trekuartist kanë bindur plotësisht trajnerin Marco Giampaolo. Për këtë arsye, drejtuesit e Milan tashmë nuk janë shumë të gatshëm të shpenzojnë një shifër të konsiderueshme për argjentinasin.

Ndyrshon perspektiva ndërkohë për shitjet: tashmë vlerësohet me kujdes largimi eventual i Franck Kessie dhe i Hakan Calhanoglu. Suso duhet të qëndrojë sepse pëlqehet shumë nga trajneri Giampaolo që kërkon ta ketë në ekip.

Related posts

E PABESUESHME/ KHABIB merr vendimin DRASTIK, gati për eksperiencën e re në…(FOTO)

Isa.Autor

EURO 2020/ Rusia fundos Skocinë me dy gola “MAGJIK” në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ABUZIMI ME MOSHËN/ A mendoni dhe besoni se kjo atlete është 17 vjeç?!

Isa.Autor

Leave a Comment