Futboll Sport

ELIMINATORET EURO 2020/ Kundërshtari i Shqipërisë prezanton trajnerin e ri, ja emri

Edi Reja nuk do të jetë trajneri i vetëm në grupin e eliminatoreve të Euro 2020 kontrata e të cilit përfundon në nëntor.

Edhe Moldavia ka zgjedhur të kopjojë modelin shqiptar, duke prezantuar trajnerin e ri të saj, Semen Altman, të cilit i ka besuar detyrën pikërisht deri në atë muaj kur mbaron edhe kontrata e Rejës.

Edhe moldavët duan që të shohin në detyrë trajnerin e ri derisa të vendosin nëse do të rinovojnë apo jo me teknikun 73-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë asistent-trajner në përfaqësuesen e Ukrainës, edhe në Botërorin 2006 ku ajo arriti deri në çerekfinale.

“Kam ide të miat të cilat dua t’ia kaloj ekipit, do të bëjmë ndryshime po jo shumë të mëdha”, tha Altman gjatë prezantimit.

“Nuk do t’i mësoj lojtarëve si të luajnë futboll, se është absurde. Por gjithsesi mund t’i ndihmoj të bëjnë progres dhe rrisin vlerën e tyre. Objektivi ynë është të marrim vendin e katërt në grup tha ai”, duke lënë të kuptohet se plani ishte të lihej pas Andorra dhe Shqipëria pasi Franca, Islanda e Turqia ishin të pakapshme.

Related posts

LEAO DHURON SPEKTAKËL/ Shihni super roveshatën e realizuar në stërvitje (VIDEO)

F.autor

LENJANI SHKËLQEN PARA GRUMBULLIMIT/ Mesfushori shqiptar shënon një “perlë” me Sionin në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

OBJEKTIVI I MERKATOS/ Chelsea takon menaxherin SHQIPTAR të Miralem Pjanic në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment