Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Sokol Cikalleshi prej 4 sezonesh luan në kampionatin turk, por mesa duket aventurës në Turqi i ka ardhur fundi.

Sipas mediave italiane, Lecce ka nisur kontaktet me sulmuesin shqiptar për transferimin e tij në klubin e sapo ngjitur në Serie A.

Deri ne janarin e sezonit të kaluar 29-vjeçari luajti i huazuar te Gëztepe nga Osmanlispori, dhe më pas kaloi në një marrëveshje të përhershme te Akhisar Beledijespori, ku ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi dhe thuhet se drejtuesit kanë nisur kontaktet me Cikalleshin. Edhe për lojtarin kalimi në kampionatin italian do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë, pasi do të kishte mundësinë të luante në një nga ligat më të forta në botë.cikalleshi

Thuhet se për sulmuesin ka oferta edhe nga disa skuadra franceze, por ai do të preferonte kalimin në Itali.

Related posts

Tottenham i kërkon Unitedin Luke Shawin plus 45 milionë euro për Rose

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Të dyja skuadrat pritet të dhurojnë spektakël në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, gjirokastritët kërkojnë me ngulm golin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment