Futboll Premier League Sport

GABIMI NË SUPERKUPËN E EUROPËS/ Sipas rregullores së re, penalltia e Chelseat duhej përsëritur (VIDEO)

Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Europës, pasi mundi me penallti Chelsean në finalen dramatike që u luajt në Stamboll.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa 2 gola të tjerë u shënuar në 30 minutat shtesë, nga një për çdo skuadër dhe fituesi u shpall pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Liverpooli i shënoi të gjitha goditjet, ndërsa Chelsea realizoi 4. Deçizive ishte penalltia e fundit, që u godit nga Tammy Abraham.

Portieri i Liverpoolit, Adrian, priti me këmbë topin e gjuajtur e nga lojtari i Chelseat, por kjo ka sjellë kontestime.

Nga pamjet duket që “gardiani” ishte jashtë vijës së portës dhe sipas rregullores së re, penalltia duhej përsëritur.

Por gjyqtarja franceze e quajti të rregullt dhe Liverpooli fitoi Superkupën e Europës.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin e gjuajtjes së penalltisë dhe gjykojeni vetë.

Related posts

AKORDI MESSI-INTER/ Kosto 500 milionë euro dhe faktori “Ronaldo”! Suning tani i bie lapsit për përfitimet kolosale

Delo.autor

PROBLEME ME RIKONSTRUKTIMIN E STADIUMIT/ Skuadra e La Liga-s nuk mund të bëjë punime pa lejen e… Papës!

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus e nxjerr në shitje, katër skuadra interesohen për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment