Futboll Sport

GOL DHE SHQIPONJË ME LOKOMOTIVËN/ Myrto Uzuni “sinjal” Mallorcas (VIDEO)

Myrto Uzuni zhbllokohet pas 5 javësh kampionat. Sulmuesi shqiptar ishte deciziv për skuadrën e tij, Lokomotiva e Zagrebit në barazimin 1-1 në transfertën e Varazdin.

Beratasi u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, por iu deshën vetëm pak minuta për të gjetur fundin e rrjetës. Pasi i mori vendin shqiptarit tjetër te Lokomotiva, Çokajt, Uzuni goditi saktë me kokë dhe më pas, festë me shqiponjën dy krenare.

Ky ishte goli i parë për këtë sezon për 24 vjeçarin, i cili luan sezonin e tij të dytë në Kroaci. Ish-sulmuesi i Apolonisë  e Tomorit u transferua te Lokomotiva nga Laçi në verën e vitit 2018.

Sezonin e shkuar, Uzuni shënoi 7 gola në 29 takime, ndërsa së fundmi, emri i tij është lakuar në Spanjë te Mallorca. Burime për “RTV Ora”, pohojnë se drejtues të Mallorca kanë kontaktuar me Uzunin, i cili ka afat deri më 2 shtator për të ndryshuar ambient.

Related posts

MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Shënohet me penallti goli i parë në supersfidën angleze, ja “perla” e Rashford (VIDEO)

Delo.autor

MOCIONI I MOSBESIMIT/ Ylli i Kombëtares së Shqipërisë për Albinin: Hallall çdo votë, o king (FOTO)

Delo.autor

128 NDESHJE DHE 9 GOLA/ Konsiderohet “Vieira e ri”, Roma nis kontaktet me mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment