Futboll Kategoria Superiore Sport

I ÇOJNË…/ Tifozit të Partizanit i bëjnë një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

Edicioni i ri futbollistik sapo ka startuar, dhe me nisjen e saj rikthehet dhe rivaliteti mes dy skuadrave kryeqytetase.

Partizani zhvilloi ndeshjen hapëse kundër Kukësit, ku u mposht nga këta të fundit me rezultatin 1 – 0.

Goli i Vasil Shkurtajt me penallti vulosi takimin.

Tifozët e ‘demave të kuq’ u larguan nga stadiumi tepër të mërzitur pas kësaj humbjeje të pësuar.

Por për njërin prej tifozëve të Partizanit  ka pasur dhe një surprizë të pakëndshme edhe pas ndeshjes.

Ai kishte zgjedhur që të darkonte në një restorant por që do të rezultonte ai i gabuari.

Teksa ishte veshur me fanellën e Partizanit, tifozi ka rënë pre e provokimeve, ku në vend të ushqimit të porositur i kanë dërguar një pjatë ku shkruhej: “Para Tirona”.

Kujtojmë që derbi i kryeqytetit është në javën e 6-të të Kategorisë Superiore, me Tiranën që do të provojë të thyej mallkimin pas shumë vitesh pa provuar shijen e fitores.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Një klub në La Liga përjashtohet për 3 vite, duhet të…

Delo.autor

Spekulimet për largimin nga Teuta, klubi merr vendimin për trajnerin Stavri Nica

Q.Autor

TRE PRETENDENTËT KRYESORË TË CHAMPIONS LEAGUE/ Kë favorizojnë kompanitë e basteve për t’a fituar kupën

Isa.Autor

Leave a Comment