Futboll Ligue 1 Sport

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR KALIMIN TEK INTER/ Cavani shtang: E ardhmja ime është tek…

Edinson Kavani i mbyll derën Interit. Sulmuesi uruguaian, e ka shprehur diçka të tillë, në një intervistë të sotmen për “Le Parisien”, pas zërave të shumtë që e lidhnin me një kalim te zikaltrit.

“Sa i përket të ardhmes, kam folur edhe në sezonin që shkoi. I kam premtuar, jo vetëm tifozëve, por edhe vetes, se do qëndroj tek PSG deri në fund të kontratës. Do shohim më vonë, nëse futbolli më bën të qëndroj akoma këtu. Vendimi im mund të jetë të shkoj në shtëpi, në Uruguai. Por, i kam premtuar vetes se do e çoj deri në fund këtë kontratë. Kjo është e sigurt. Me përfundimin e kontratës, nuk varet gjithçka nga unë. Duhet parë edhe dëshira e vetë klubit” – deklaroi Kavani.

Mbi hipotezën për një rinovim të mundshëm, Kavani shprehet: “Sinqerisht, nuk e kam menduar. Nuk kemi folur me klubin për një rinovim. PSG ka pasur një fund-sezoni të vështirë sezonin që u mbyll, por tani po rregullon gjithcka. Ndoshta mund të flasim më vonë. Unë jam i qetë, sido që të shkojë puna”.

Related posts

HUMBJA E MBRËMSHME/ Chiellini: Nëse duam finalen, duhet të mësojmë nga ky gabim që bëmë

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ Befason Honda, LOJTAR në Australi dhe TRAJNER në Azi

Isa.Autor

E TRISHTË/ U infektua me koronavirusi, ndërron jetë ish-kampioni i njohur…

Delo.autor

Leave a Comment