Futboll Gossip Sport

KAMPANJA E RE, LE TË KËRCEJMË”/ Georgina Rodriguez me kërcim joshës në fushatë e re të të brendshmeve

Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shfaq figurën e saj trupore.

Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka sjellë koleksionin e të brendshmeve në bashkëpunim me brendin italian, Yamamay.

Zeshkania 25-vjeçare në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një video, derisa shfaqet duke vallëzuar në kampanjën e re

 

“Kampanja e re, le të kërcejmë”, ka shkruar krahas videos bukuroshja nga Argjentina.

Ndër tjerash, futbollisti Ronaldo ka filluar të takohet me Georginan qysh nga viti 2016, kur kjo e fundit punonte në “Gucci”.

Dyshja janë prindër të një vajze, Alana Martina, teksa ylli i futbollit po ashtu është edhe baba i dy fëmijëve të tjerë, Eva dhe Mateo – përmes një nëne surrogateje.

 

Related posts

TËRMET TEK MILANI/ “DJALLI” merr lajmin e ZI për yllin e skuadrës, Roma po e transferon

Isa.Autor

FITORJA NDAJ SEVILLAS/ Ramos: Mund ta bëjmë këtë sa herë që duam

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nuk e shohin si titullar, ish-mesfushori i Shpresave i jep lamtumirën Shkëndijës

Delo.autor

Leave a Comment