Futboll Kategoria Superiore Sport

KLASIKJA E SUPERIORES/ Ja çfarë paralajmërojnë ultrasit e “bardhebluve” për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Java e tretë e Superiores do të na sjellë klasiken e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Por ndeshjet midis dy ekipeve më të vjetra të Shqipërisë në vitet e fundit janë prishur vazhdimisht nga konfliktet midis tifozëve.

Edhe kjo ndeshje si të tjerat ka filluar të japë shkëndijat e para në rrjetet sociale.

Në një postim të tifogrupit “Tirona Fanatics”, ku lajmëronin detajet e udhëtimit për transfertën e Shkodrës, ndër të tjera thuhej se udhëtimi do të ishte vetëm për personat +18 vjeç.

Ndërkohë, në këtë postim, një profil me emrin “Ultrasit Vllaznia”, replikon duke shkruar:

“Nuk keni pse të bëni transfertat +18 kur udhëtimi është në Shkodër, sepse ne nuk i bëjmë gjërat pabesisht sikur ju. Në Shkodër ju e dini mirë që gjërat i bëjmë midis qytetit dhe midis stadiumit .Forca Vllazni. Forca djemtë e Shkodrës”

Ky koment ka qëndruar në postimin e tifogrupit të Tiranës për disa minuta, dhe më pas është fshirë. Mesa duket, thumbat e para kanë nisur që në rrjetet sociale, dhe me interes pritet prania e tifozëve bardheblu në Shkodër.

Related posts

Claudio Lotito: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

Sadik.Autor

GATI PËR RIKTHIMIN E BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Barcelona jep lojtarë në shkëmbim për yllin…

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Fyeu dhe u bëri presion arbitrave, ja sa ndeshje pezullohet zyrtari i Kastriotit…

Delo.autor

Leave a Comment