Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI NGA LUFTËTARI/ Dalipi akuzon për ndërhyrje: Nuk më pëlqejnë…

Largimi i Klevis Dalipit nga drejtimi i Luftëtarit vetëm 2 ditë para fillimit të kampionatit për skuadrën gjirokastrite ka qenë si një rrufe në qiell të pastër në qytetin jugor.

Në stolin e skuadrës është emëruar Klodian Duro, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv në këtë periudhë dhe Dalipi është larguar duke kritikuar pikërisht drejtuesit për ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme.

“Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, kjo është ajo gjëja që më bën shumë pesimist për të ardhmen. Në këndvështrimin tim unë kam marrë një skuadër me të gjithë problemet që kisha për të përballur denjësisht një Tiranë të fortë  me shumë blerje në këtë sezon, një Tiranë me histori të madhe”, tha ai për “Top Channel”.

“Më vjen keq për lojtarët, për qytetin, për skuadrën sepse Luftëtari është një skuadër që do kalojë shumë trajnerë dhe shumë lojtarë por kjo është një gjë legjitime që nuk ndryshon. Ata mund të marrin trajner tjetër që mund të pranojë edhe kërkesat e tyre, por unë jam i parimit që drejtuesit sugjerojnë dhe trajneri vendos pastaj se si është skuadra, se si dl luajë apo lista e lojtarëve që shumë herë paragjykohet”, ishin fjalët e Dalipit.

Related posts

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE/ Bayern Munich mposht Freibueg dhe nis arratinë në krye

Delo.autor

TENIS/ Zihet me gjyqtarin dhe largohet, kundërshtari e bind të rikthehet në fushë

Delo.autor

PROBLEMET E MARADONËS/ Mjeku i tij zbulon se nga çfarë vuan ikona e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment