Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ancelotti drejt largimit nga Napoli, transferohet tek…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm. Karlo Ançeloti mund t’i jap fund aventurës në Serinë A me skuadrën e Napolit, teksa pritet t’i bashkohet Inter Majemit në futbollin amerikan.

Kujtojmë që skuadra amerikane është në pronësi të Devid Bekhamit, teksa ky i fundit dëshiron të ndërtojë një skuadër cilësore, teksa pritet t’i besojë timonin 60-vjeçarit italian, Karlo Ançeloti.

Marrëdhënia e shkëlqyer mes Ançelotit dhe Bekhamit i forcon më shumë zërat për një largim të trajnerit drejt MLS.

Anceloti

Inter Majemi do të nisë aventurën në elitën e futbollit amerikan në muajin mars, teksa Ançeloti ka akoma edhe 2 vite kontratë me Napolin.

Ka qenë bashkëpronari i Inter Majemit, Jorge Mas, i cili në një prononcim për media, la të kuptohej që me shumë gjasa 60-vjeçari italian do të jetë trajneri i ri i skuadrës amerikane, gjithsesi gjithçka pritet të qartësohet në muajt e ardhshëm.

Related posts

KËPUTI TENDINAT E KAVILJES/ Bayern Munich merr lajmin e keq, ja sa do të mungojë ylli Davies…

Delo.autor

Gafa e presidentit të Bursaspor, prezanton supermodelen braziliane (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Nga afrimi i Xhakës tek largimi i Edin Dzeko-s, Mourinho projekton revolucionin tek Roma

Delo.autor

Leave a Comment