Futboll La Liga Sport

NEYMAR NUK BËN DALLIMIN MIDIS BARÇËS DHE REALIT/ Kërkon pagë prej sheiku dhe kontratë 5-vjeçare

Në të gjitha lajmet që qarkullojnë rreth largimit të Neymar Junior nga PSG jemi mësuar me ofertat që Real Madrid dhe Barcelona kanë paraqitur tek kampionët e Francës, por vetë futbollisti ka dy kushte kryesore.

Media spanjolle “Jugones” ka bërë me dije se braziliani do të pranojë klubin që do të gjejë akord PSG dhe që i plotëson kushtet e tij: Kontratë 5-vjeçare dhe pagë 35 milionë euro në sezon neto.

Kjo do të thotë se nga kontratë e re Neymar kërkon 175 milionë euro.

Sipas programit të gazetarit Josep Pedrerol, që njihet si i afërt me klubin madrilen, Reali është i gatshëm të ofrojë një shumë të tillë, ndërsa tek Barcelona kanë dyshime për këtë pagë stratosferike, që bruto do të thotë mbi 300 mln euro shpenzime për klubin, pa llogaritur 220 milionë që kërkon PSG për kartonin e 27-vjeçarit dhe komisionet e tjera.

Related posts

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Pervan shënon super gol nga distanca për korçarët

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Amerikës: Luhet ndeshja Katar-Argjentinë, rezultati 0-2

Delo.autor

 Federata qetëson Didier Deschamps para nisjes së Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment