Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR VENDOS TË MOS LUAJË/ Tension i lartë mes PSG-së dhe Barcelonës, ja problemet që krijohen

Tension i lartë në aksin PSG-Barcelona për Nejmarin. Sipas katalanases “Sport”, sulmuesi brazilian ka vendosur që të mos luajë më në asnjë miqësore me fanellën e skuadrës së tij aktuale, derisa merkatoja të mbetet e hapur (në Spanjë mbyllet më 2 shtator).

E përditshmja pranë klubit katalanas shkruan për një marrëveshje që futbollisti ka arritur me ish-klubin e tij blaugrana për të fituar rezistencën me francezët, të cilët nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre prej 300 milionë eurosh për ta lënë të lirë. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, fluturoi në Kinë për t’u takuar me sulmuesin, për ta bindur që të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon. Por “O Ney” nuk lëviz nga vendimi i tij për t’u rikthyer në “Camp Nou” gjatë kësaj merkatoje. “Rimarrë në kontroll” ishte titulli i të përditshmes franceze “L’Equipe” ditën e enjte, duke nënvizuar që PSG nuk ka asnjë qëllim për ta lënë të largohet yllin e saj, të paktën jo sipas kushteve të tij. Për gjigantët e Ligës së Parë, situata po bëhet e padurueshme dhe krijon jo pak probleme.

nejmar

Kontratat e firmosura në turnetë në Kinë parashikojnë, në fakt, aktivizimin e futbollistit më të shtrenjtë të historisë. Edhe dhoma e zhveshjes nuk po i toleron më kapriçot e shokut të skuadrës, duke rrezikuar që gjithçka të shndërrohet në një luftë të hapur. Marrëdhënia me trajnerin Tuhel është gjithnjë brenda kufijve të respektit maksimal reciprok, por tekniku dëshiron që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mos destabilizuar ambientin. Për momentin, Barcelona nuk ka formuluar një ofertë zyrtare.

Sipas “L’Equipe”, PSG po punon për zgjidhjen e të ardhmes së lojtarit dhe i ka vendosur atij edhe një ultimatum për ta zgjidhur atë brenda datës 10 gusht. Francezët nuk do të pranojnë që pagesa për shitjen e tij të bëhet me këste. Me pak fjalë, presidenti Al-Khelaifi ka vendosur të hakmerret duke ia nxirë jetën.

Related posts

PLASIN AKUZAT/ Goli i SALAH, NUK ishte shpallur më i miri në Angli, por fitoi…

Isa.Autor

E BUJSHME/ IBRA më pranë MILANIT, Zlatan gati të rikthehet te kuqezinjtë

Isa.Autor

“JAM I KËNAQUR QË KEMI ARRTUR OBJEKTIVIN”/ Memushaj bën batuta: Godas keq me të dyja këmbët, kam një moshë që…

Delo.autor

Leave a Comment