Futboll Sport

NGA PEPE TEK FAMILJA MALDINI/ Ja dinastitë unike në futbollin botëror

Ajo Maldini është vetëm një nga familjet që vijon të nxjerrë futbollistë brez pas brezi në kuptimin e plotë të fjalës.

Çezare i dha fillesë historisë së mbiemrit, e cila vijoi të përmendet si sinonim i fjalës “lavdi” në futbollin italian dhe botëror me Paolon. Ky i fundit u largua duke lënë pas rekordin e prezencave në Serinë A, që këtë sezon mund t’i rrëmbehet nga Bufoni, por gjithashtu një vend bosh në fanellën kuqezi me numrin 3.

Pasi e provoi Kristiani, djali i madh i Paolos, tashmë radha i ka ardhur Danielit, 18 vjeç, dhe fantazist i Milanit në këto dalje të para sezonale. Me shumë gjasa ai do të huazohet, por çdo historie i duhet një fillesë dhe Danielit në shtëpi ia kanë shpjeguar diçka të tillë.

FAMILJA KONTI – Bruno Konti, fantazist i Kaljarit U-17 dhe nipi i kampionit të botës me të njëjtin emër në vitin 1982. Nga Bruno te Bruno, në mes është Daniele, mesfushor, kapiten dhe kolonë e Kaljarit për thuajse dy dekada.

FAMILJA FORLAN – Nëse në Itali shembulli janë Maldinët dhe Kontët, Uruguai, në këtë grup të privilegjuarish me tri brezni që kanë luajtur futboll nivelesh të larta përfaqësohet nga Forlanët. Diego, 40 vjeç dhe ish-sulmues i Interit dhe Atletikos është i fundit, teksa përpara tij në kombëtaren “Çeleste” kanë luajtur gjyshi Huan Karlos dhe babai Pablo. Rezultatet nuk kanë qenë si të pinjollit të fundit, por për sa u përket titujve kombëtarë ata përfaqësojnë një plejadë yjesh të futbollit uruguaian.

FAMILJA HERNANDEZ – Havier ose ndryshe i njohur si “Çiçarito”, 31 vjeç, e aktualisht pjesë e Uest Hemit. Reali e Mançester kanë qenë ndër etapat më të njohura të karrierës së meksikanit që në botën e futbollit është paraprirë nga gjyshi Tomas Balkazar dhe babai Havier, që të dy futbollistë dhe pika fikse në kombëtaren e Meksikës.

FAMILJA FREI – Sebastjë, 39 vjeç, ish-portier i Interit, Veronës, Parmës, Xhenoas e Fiorentinës. Gjyshi Ondre luajti me Metzin e Tuluzën, ndërsa babai Remi si kulm pati disa ekipe në Ligën 2 franceze. Paraardhësit e ndihmuan t’i futej futbollit me gjyshin Ondre që ka qenë pjesë e Francës aty ku Sebastjë ka regjistruar dy ndeshje. Në mes babai Raimond që si kulm karriere ka pasur Ligën e Dytë franceze. Në “valle” është edhe vëllai i vogël i Sebastjenit, Nikola i cili luan me Kievon në Itali.

FAMILJA PELE – Këtu krahasimet vështirë së përballohen nga pasardhësit. 48-vjeçari Edson (Edinjo) Nashimento, djali i legjendës braziliane të futbollit Pele, në karrierën e tij ishte portier. Golat përveç Peles, i bënte edhe gjyshi Dondinjo që si futbollist luajti për Atletiko Mineiron, Vasko De Gamën dhe Baurun.

pele edinjo

FAMILJA ALONSO – Markos, 28 vjeç, është një nga yjet e Çelsit të Londrës. Edhe ai rrjedh nga një familje e famshme e futbollit iberik duke qenë se gjyshi Markito luajti me Realin, ndërsa babai Alonso Penja provoi fatin me Barcelonën dhe Atletikon e Madridit.

FAMILJA EMAM – Hazem Emam, 44 vjeç ishlojtar i Udinezes, i njohur me nofkën “Ziko i Piramidave”. Gjyshi Jehia luajti me Egjiptin në botërorin londinez të 1948-ës, ndërsa babai Hamada ishte një nga yjet e Zamalekut në vitet ’70.

Related posts

Titulli i 13-të i Champions League, mijëra tifozë “Galaktik” pushtojnë Madridin (VIDEO)

Sadik.Autor

FYERJE DHE KËRCËNIME/ Ish-presidenti Bartomeu zbulon të vërtetën mbi dorëheqjen

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Takimi federatë-qeveri, ja dy opsionet për rinisjen e kampionatit italian

Delo.autor

Leave a Comment