Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ TEUTËS/ Flet mesfushori Batha: Ishim ne superiorë, kemi shanse për ta rrëzuar…

Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, ka folur pas ndeshjes me Teutën. Ai beson se Tirana ka mundësinë të zbresë nga froni Partizanin dhe mendon se skuadra do ende kohë të lidhet dhe të njihen lojtarët mes tyre”.

Shija e barazimit? “ Një ndeshje e tillë ndodh që mund të fitohet, por dhe te humbet. Ishim ne superiorë dhe bëmë ndeshjen dhe kundrështari luajti në kundërsulmue, pasi lamë hapësira. Në dhomat e zhveshjes nuk u bë dramë, pasi është java e dytëm, me kalimin e ndeshjeve do të arrijmë nivelin e dëshiruar”.

Lojtari  që përshtatesh? “Unë mund të përshtatem me të gjithë. Ai që meriton të luajë do të jetë në fushë dhe ai do të më japë më shumë siguri”.

Sulmi dhe goli? “Sigurisht nuk është e thënë që të shënojnë vetëm sulmuesat, goli do të vijë ndeshje pas ndeshjes.”

Objektivat? “Ne mes njëri-tjetrit nuk flasim për to, por thellë brenda vetes e dimë që kemi detyra.

Titulli dhe Partizani? “Kemi shanse për ta rrëzuar Partizanin nga froni”.

Related posts

I ACARUAR NGA ELEMINIMI/ Ronaldo hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit (VIDEO)

Delo.autor

MPOSHTËN REALIN/ Lojtarët e Eibarit “ÇUDISIN” presidenten: A mund ta bëjmë…(VIDEO)

Isa.Autor

Blerja e bujshme e Liverpool mund të jetë ylli i Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment