Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES MIQËSORE NDAJ MALIQIT/ Trajneri Shkëmbi: Nuk mund të jemi në maksimalen tonë, por…

Bledi Shkëmbi u shpreh i kënaqur pas fitores së Teutës 4-0 në miqësore përballë Maliqit.

Në një reagim për mediat, tekniku korçar tha se ekipi i tij është gati për sezonin e ri.

“Një paraqitje e mirë, patjetër që nuk ka shumë rendësi rezultati, por mënyra se si ne kërkojmë të luajmë. Deri diku jemi të kënaqur, por mendoj se kemi akoma shumë punë për të bërë”, tha trajneri i Teutës.

“Patjetër që pretendimet tona janë që në këto 10 ditë të jemi gati. Është normale që nuk mund të jemi në maksimalen tonë, por ky nuk mund të jetë një justifikim. Ne e dimë shumë mirë se është një ndeshje brenda dhe një fillim i mbarë ka të bëjë shumë dhe do të thotë shumë për ne”, ka mbyllur Bledi Shkëmbi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dortmund nuk frikësohet nga COVID-19, ja zgjidhja për lojtarët e tyre

Delo.autor

Eliminimi i turpshëm i kampionëve në fuqi, FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Korea e Jugut-Gjermania

Sadik.Autor

Interi tërhiqet nga gara për të nënshkruar yllin brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment