Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Duro: Përgjegjësia ishte shumë më e madhe, sepse…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur për triumfin e arritur në sfidën e sotme ndaj Flamurtarit. Në prononcimi pas ndeshjes, tekniku i skuadrës verilindore nuk nguroi të shprehte keqardhje për skuadrën vlonjate, e cila sipas tij duhet t’i japë një zgjidhje kësaj situate.

“Më gëzon fitorja. Qoftë edhe loja, edhe rezultati. Mbas ndeshjes duket gjithçka e lehtë. Ne trajnerët e dimë që këto janë ndeshje të vështira. Çdo ndeshje ka historinë e vetë. Përgjegjësia ishte shumë më e madhe tek ne, sepse duhet fitorja. E rëndësishme është që dominuam gjatë 90 minuta.

Sa keq të vjen për Flamurtarin?

Ka qëndruar afër 1 vit e gjysëm në Vlorë. Kam kaluar jashtëzakonisht mirë. Problemet janë të trashëguara. Do pak zgjidhje. Kam konsideratë për Idrizin. Janë probleme komplekse. Vlorës duhet ti jepet një zgjidhje. Kam besim që do zgjidhet dhe zgjidhësi i kësaj situate do të jetë Sinan Idrizi.

Keni 6 pikë më shumë se rivali jot Starova…

Është herët. Janë 2 ndeshjet e para. Është pozitive që kemi marrë 6 pikë. Kampionati është shumë i gjatë. Skuadra po në ngroh. Nuk ka rëndësi para kujt jam. Sot je mirë, nesër s’je. Nuk mund të mendosh për objektiva në këto momente.

Performanca e Obanor…

Na ka qetësuar shumë. Me ikjen e Cuculit u bë një gropë. Me insistim kërkova një mbrojtës me këmbën e majtë. E pashë në video më pëlqeu. Isha i friksuar në ndeshjen me Partizanin. Kisha frikë për ndonjë gafë. Është lojtar i qetë dhe pozicional.

Ethemi jo brilant. Sa problem do ta keni bollëkun e futbollistëve?

Ethemi është gjithmonë problematik me daljet vertikale. Ishte ai që depërtonte. Ishte lojtari kryesor. Se kam fare problem bollëkun e futbollistëve.

Do ketë më përforcime?

Nuk kam nevojë më për lojtarë. E rëndësishme është të vijnë në gjendje optimale, Abazaj dhe Gavazaj. Në qoftë se rezultatin do ta zgjidhja që pjesën e parë, do e ndërroja që pjesën e parë, sepse ka shpenzuar shumë.

Related posts

Reali nuk heq dorë, 300 milionë euro për të nënshkruar me Neymar

Q.Autor

A JE HOMOSEKSUAL? Ibra i’u përgjigj gazetarit pasi u kap “mat” me Pikenë në parking: Eja në shtëpinë time dhe sille motrën…

F.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Trajneri italian përgatitet për aventurën e re, merr te klubi i Serisë A edhe Bajramin

Delo.autor

Leave a Comment