Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Trajneri Conte: Kjo ndeshje është një shenjë që…

Interi mundi Totenhemin në miqësore gjatë penalltive dhe dha sinjale të mira për të ardhmen. Zikaltrit edhe pse janë bllokuar në merkato, deri tani golat nuk u kanë munguar. Trajneri i skuadrës, Antonio Konte ka folur pas ndeshjes dhe ka lavdëruar lojtarët për lojën që kanë bërë, gjithashtu ai preku dhe teëmn e nxehtë të merkatos.

“Kishim përballë një kundërshtar shumë të vështirë, që sezonin e shkuar shkoi me meritë në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjithsesi lojtarët e mi, luajtën pa frikë dhe si të barabartë. Treguan karakter të fortë dhe më pëlqen kjo gjë. Kjo ndeshje është një shenjë që dëshmon dëshirën e ekipit për t’u përmirësuar dhe për të rritur aspektin e personalitetit”, ka thënë Konte.

Për ndeshjen e parë më Leçen në kampionat ai u shpreh: “Për mua është një ndeshje e vështirë, sepse jam rritur në Leçe. Do të jetë emocionuese, jam i lumtur që ata janë rikthyer në elitë, ka një dashuri për klubin, por në 90 minuta do jemi kundërshtarë.”

Related posts

CHICHARITO I PAFUQISHËM/ LA Galaxy vuan shumë pa Ibrahimovic! (VIDEO)

Delo.autor

Marquez triumfon në garën spektakolare të “Assenit”, Rossi gabon në fund (VIDEO)

Sadik.Autor

SKANDAL/ Përjashtohet përjetë nga sporti peshëngritësi shqiptar, kishte konsumuar… kokainë

Delo.autor

Leave a Comment