Futboll Sport

PËRQESHTE HARRY KANE/ Elliot pendohet dhe kërkon… (VIDEO)

Përmes rrjeteve sociale lojtari më i ri i Liverpul Havery Elliot, ka kërkuar falje pas publikimit të një videoje në të cilën ai shfaqej duke përqeshur ‘yllin’ e Tottehnhamit, Harry Kane.

16-vjeçari, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami të dielën, e postoi një video të veten në Snapchat, duke e imituar Harry Kane-in në një mënyrë ofenduese. Videoja e publikuar shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale.

Elliotti e përdori llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar sjelljen e tij, duke insistuar se atij i vinte me të vërtetë keq për veprimet e bëra, pasi ato nuk e përfaqësojnë atë si njeri.

“Do të doja të kërkoj falje me gjithë zemër për të gjitha ofendimet që u shkaktuan për shkak të videos time që është shpërndarë nëpër internet”, tha Elliot në Instagram.

“Videoja u incizua ndërsa unë po tallesha me shokët e mi në një mjedis privat dhe nuk ishte e drejtuar te ndonjë individ, por unë e kuptoj se veprimet e mia ishin të pamatura dhe të pakuptimta.

“Do të doja ta theksoja se përmbajtja e kësaj videoje nuk më përfaqëson mua si person apo mënyrën se si jam rritur. Më vjen me të vërtetë keq”.

Në video shihet Elliott duke e përqeshur kapitenin e Kombëtares së Anglisë për zërin dhe theksin e tij të të folurit, si dhe duke e ofenduar. Kjo video u publikua të martën.

Image

Related posts

LIVE/ Europa League: Nuk ka surpriza pas 30 minutash, triumfojnë skuadrat “big”

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Humor në karantinë: Sportistja italiane bën not në… krevat (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Karabakut: Më kanë befasuar Kukësi, Shqiptarët me karakter, por…

Isa.Autor

Leave a Comment